Analisti Fatos Lubonja  i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” ka debatuar me zv.ministrin e Brendshëm Besford Lamallari në lidhje me operacionet “Forca e ligjit”.

Lubonja u shpreh se pushteti kriminal i Edi Ramës sa vjen dhe rritet, kurse zv.ministri Lamallari tha se pavarësisht akuzave ndër vite, kjo qeveri votëbesohet.

Besford Lamallari: Pavarësisht nga akuzat tuaja ndër vite, kjo qeveri është votë-besuar.

Fatos Lubonja: Normalisht që do të votohet, kur keni lidhje me krimin. Është rritur pushteti kriminal i Edi Ramës. Ti po forcon përditë kriminelët. Politika i ka forcuar kriminelët. Vëllai i Fatmir Xhafaj a ka prona ky?

Besford Lamallari: Anti-KCK është një nismë e mirë.

Fatos Lubonja: Cfarë është ky emërtim qesharak, se je institucion.

Besford Lamallari: Nëse ne me këto mekanizma nuk godasin kriminelët, atëherë këta persona nesër do i kesh në institucione.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb