Juristi Altin Kaziaj është shprehur kritik lidhur me rastin e zëvendëskryeministres Belinda Ballukut.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio24”, në News Kaziaj tha se zv.kryeministrja ka shkelur detyrimet e saj si ministre, ndërsa thekson se akuzohet për miliona euro dhe çështja nuk mund të anashkalohet.

“Çfarë problemi do kishte Rama nëse nuk ishte implikuar Balluku? Që të të zgjedhë populli për mandatin e 4, flasin për fytyrën që duhet të ketë një pushtetar për të drejtën e llogaridhënies. Zonja është thirrur se ka shkelur detyrimet e saj si ministre. Të mos biem pre e Edi Ramës. Rama të merret me vizatime…Ajo akuzohet për 200 mln euro, nuk mund të themi mirë dakord…”, tha ndër të tjera ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb