Juve fitoi pastër 2-0 përballë Lazio-s, një sukses që më në fund i rikthehu buzëqeshjen trajnerit Allegri: “Ishte e rëndësishme të riktheheshim te fitorja. Në pjesën e dytë u ndezëm kundër një ekipi të mirë si Lazio, por kjo ishte vetëm ndeshja e parë. Djemtë e administruan mirë ndeshjen, me erdhi keq vetëm për vërshëllimat ndaj Alex Sandro. I thash djemve në pushim që të vraponin drejt portës së rivalëve, në fund do kishte dalë diçka, dhe ashtu ndodhi”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

Vlahovic Chiesa
Vlahovic Chiesa

Më në fund u rikthye te goli edhe Dusan Vlahovic, një sukses i rëndësishëm që erdhi në një moment delikat të këtij sezoni: “Dhamë gjithçka kundër një ekipi të fortë. Pas golit të parë ishte gjithçka më e thjeshtë, por është vetëm ndeshja e parë. Tani do të mendojmë për ndeshjen në Serie A, do t’i marrim ndeshjet me radhë”, u shpreh Vlahovic duke u ndalur më pas te paraqitja e tij:

Juve
Juve

“Mund të bëja edhe më mirë, por gjëja më e rëndësishme ishte fitorja e ekipit se sa golat e mi. Shpresoj që periudha e errët të ketë përfunduar pasi luajtëm mirë kundër një ekipi të fortë”, theksoi Vlahovic. Pavarësisht humbjes së pastër, Igor Tudor beson ende te kualifikimi: “Rezultati qëndron, duhet pranuar, por lë gjithçka të hapur, është edhe ndeshja e kthimit për t’u luajtur, të shohim”, u shpreh Tudor pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb