Anis Mehmeti është kthyer në kryefjalë në futbollin anglez, në një kohë kur sulmuesi kuqezi vijon të shkëlqejë me paraqitjet e tij. Mehmeti ka tërhequr vëmendjen e klubeve të rëndësishme në ishull, jo vetëm për shkak të golave të tij, por dhe për një tjetër detaj shumë të rëndësishëm, në fund të këtij sezoni i përfundon kontrata.

Sipas Football Insider: Ipswich po synon një transferim të sulmuesit të Bristol City gjatë merkatos së janarit. Gjatë kësaj periudhë, Bristol City po tenton të rinovojë kontratën me Mehmetin, por Ipswich është futur në mes duke joshur sulmuesin kuqezi. Mehmeti ka realizuar nëntë gola dhe ka dhuruar 6 asiste në 30 ndeshje deri në këtë pikë të sezonit, shifra që tregojnë qartë se është një nga sulmuesit më të mirë në Championship. Ipswich synon të rikthehet në Premier League dhe Mehmeti shihet si përforcimi ideal për të arritur këtë objektiv.

Mehmeti2
Mehmeti2

Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto ditë të fundit të merkatos pasi edhe Bristol City është në dilemë të fortë, të mbajë Mehmetit në skuadër, në përpjekje për të siguruar të paktën në vend në fazën “play-off” dhe të shpresojnë që gjatë kësaj periudhe të bindin sulmuesin shqiptar të rinovojë kontratën e tij aktuale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb