Eksperti i çështjeve të sigurisë, ish-drejtor policie, Shemsi Prençi, i ftuar në Log. në News24, për të diskutuar rreth temës “A do të bëjë pushime SPAK? Vera e nxehtë e drejtësisë”, foli për një nga çështjet më të nxehta të ditëve të fundit, rreth asaj të Erion Veliajt.
Sipas Prençit, Ajo çka vlen për t’u theksuar është se SPAK për herë të parë është kujdesur që të marrë të pandehur edhe biznesmenët që janë në këtë çështje ku impikohet Veliaj dhe familja e tij.
Shemsi Prençi: “Deri para disa ditësh ka pasur njerëz që ishin optimistë që Veliaj lirohet sot apo nesër. Por tashmë që janë hapur petët e lakrorit, duket se është zhytur edhe më thelë. Bashkëpunëtorja e sotme e drejtësisë rrëzon të gjithë ato hamendësimet e avokatëve të cilët thonin se Veliaj duhej hetuar në gjendje të lirë. Por fakti që ai kishte bërë dhe përbën rrezik, tregon se ai është një rrezik potencial për prishjen e provave, për të mbërritur te komunikimi i akuzës zyrtarisht në burg.
Ajo çka vlen për t’u theksuar është se SPAK për herë të parë është kujdesur që të marrë të pandehur edhe biznesmenët që janë në këtë çështje ku impikohet Veliaj dhe familja e tij. Kjo do të thotë se është zgjeruar shumë hetimi. Jo 60 mijë faqet përmbajnë produkte të akuzës, as avokatët nuk mund ta lexojnë, ata nuk lexojnë horizontalisht, por vertikalisht për të mbërritur tek esenca. Avokatët kanë heshtur kur nën akuzë janë tashmë edhe biznesmenët dhe doli në dritë edhe bashkëpunëtorja e drejtësisë. Dhe mos harrojmë, nuk ka filluar hetimi gjyqësor. Gjyqi do të jetë i hapur sipas ligjit. Mendoj se do të ketë xhevahire të tjera.”
(BalkanWeb)
