Detaje të reja janë zbardhur nga media greke lidhur me aksionin kundër bandës së 30-vjeçarit shqiptar Esmin Ferhati, i njohur në botën e krimit në Athinë me pseudonimin “Esko” dhe që kishte vendosur nën tutelën e tij Universitetin Politeknik “Zografou”.

Me foto të eksponentëve të bandës, të cilët u arrestuan së bashku në operacionin që çoi pas hekurave 32 persona në total, provohet se edhe Denis Alushaj (alias Leonard Alushaj) dhe Emanuel Mujo kanë qenë dy anëtarë aktivë në disa grabitje dhe shijonin jetën e luksit së bashku me 30-vjeçarin.

Banda e “Eskos” që vepronte  brenda dhe jashtë Universitetit Politeknik është prekur nga tre aktakuza të ngritura nga Prokuroria.

Fotot që Protothema ka publikuar janë marrë nga celularët e kreut 30-vjeçar të bandës por edhe të anëtarëve të tjerë të tre bandave që funksiononin dhe i shfaqin ata me armë në hyrje të Universitetit Politeknik , brenda dhomave, duke grabitur një Mercedes luksoz në mes të ditës, ose duke “thyer” kioskat dhe supermarketet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb