Një eskortë 34-vjeçare është vendosur në telashe të mëdha, pasi i zhvati klientit të saj rreth 2.5 milionë paundë.

Louise Caplan, 34 vjeçe, u takua me “viktimën” e saj 68-vjeçare, pasi ai e rezervoi atë përmes një agjencie online.

I moshuari i dha asaj 1 milion paund dhurata, por Caplan e mashtroi që t’i jepte edhe 2.5 milionë paund të tjerë për të financuar sipërmarrjet e biznesit në Dubai dhe Dublin.

Caplan ka disa profile në rrjetet sociale, në të cilat ajo pretendon se është stiliste mode dhe CEO e një kompanie, shkruan The Sun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: