TIRANE – Pak javë më parë, blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka, ndau me të gjithë lajmin se së shpejti do të bëhej nënë për herë të tretë. Dy vajzat e saj, tashmë të rritura, do të mirëpresin pas pak muajsh një motër tjetër. E gjithë familja është e lumtur dhe mezi e presin edhe një jetë tjetër.

E ftuar në “Rudina” për të rrëfyer më shumë për këtë shtatzëni, Estela tha se gjithçka po e kalon me shumë qetësi, me energji. “Zona e rrezikut”, tashmë ka kaluar dhe në këtë fazë, në muajin e pestë, gjithçka është për t’u shijuar. Nga dy eksperiencat e mëparshme, tani Estela duket një nënë që di të përballet me të papriturat, por ka edhe momente pasigurie, kur i duket sikur diçka nuk do të shkojë mirë. Me sa duket, ndjeshmëria pas çdo shtatzënie, qenka edhe më e madhe.

“Ndihem mirë, nuk jam akoma e dobët, edhe pse hormonet bëjnë të vetën. Por jam bërë tmerrësisht e ndjeshme, aq sa një shoqe, me të drejtë, po tallej me mua dhe më tha “ti tani qan edhe me siglën e lajmeve.” Sa herë që shkoj për vizitë te mjeku e përjetoj me ankth dhe frikë sikur diçka nuk do shkojë mirë. Sa herë që shikoj bebin që lëviz, jam si në ankth” – thotë Estela.

Por si e përjetoi lajmin e shtatzënisë?
“Ne ishim me pushime në Turqi dhe unë po shikoja që nuk i afrohesha dot fare ushqimit. Mendova që do jetë efekti i këtyre resorteve që ofrojnë sasi të madhe. Mendova se na ka velur sasia dhe po i qëndrojmë larg, por pak edhe po dyshonim. Kur erdhëm në Shqipëri, gjëja e parë që bëra bleva nje test shtatzënie dhe nuk i tërhoqa valixhet. U ngjita, bëra testin dhe nuk e ndava me vajzat. Nuk ishte shtatzëni e planifikuar. Ishte e papritur, por e mirëpritur…”.

Edhe bashkëshorti, tregon Estela, ndryshe nga sa ajo kishte menduar, e priti shumë mirë lajmin: “E priti shumë mirë, edhe pse nuk e besoja që Lenci mund të donte një fëmijë të tretë. Ishim shumë mirë me dy vajzat, më e vogla është në klasë të parë dhe këto ishin pushimet e para që i kemi shijuar me njëri-tjetrin pa i ndjekur vajzat nga pas.”

Nëna e dy vajzave, shumë shpejt do të ketë edhe një vajzë të tretë. E pyetur se si e priti lajmin e gjinisë, ajo tha se do kishte preferuar të ishte djalë, por me vajzën gjithçka e ka më të thjeshtë:

“Unë preferoja të ishte djalë, kështu shpreheshim, por me vajzë mendoj se do ta kem më të thjeshtë, vajzat do ta kenë më të thjeshtë për të mirëpritur motrën, unë di të sillem me vajzat, por me vajzë do ta kem shumë më të thjeshtë.”
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb