“Një flirt me Lorik Canën do ta dëshironte çdo femër”, ka thënë Esterina, një modele nga Elbasani, e cila është bërë e famshme për audiencën e gjerë pas pjesëmarrjes në “Big Brother Albania”. Dhe në fakt, Esterina nuk e ka shumë gabim. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është ndër meshkujt më të adhuruar nga femrat, ndonëse pas bashkëshortes së tij Monica, fati i ka “buzëqeshur” edhe ish-konkurrentes së “Big Brother”, e cila tregon se Loriku e ka puthur në një nga ‘club’-et e Tiranës.

“E kisha ëndërr ta takoja dhe me të vërtetë që m’u duk shumë i bukur dhe i thjeshtë. U emocionova më shumë në momentin që më lejoi të kërceja pranë tij”, ka thënë Esterina. Hamendësimeve nëse ajo flirtoi me kapitenin, modelja iu përgjigj: “U ndjeva sikur njiheshim prej kohësh. Unë e falënderova që më zgjodhi mua të kërcenim bashkë, edhe pse aty kishte plot vajza të tjera, ndërsa ai më buzëqeshi, e më dha një puthje. E kush nuk do të donte një flirt me Lorik Canën?! Çdo femër do e donte, jua siguroj!” Lorik Cana prej kohësh është martuar me një vajzë italiane, me të cilën janë bërë edhe prindër të një djali, të quajtur Bojken.

(m.k/VipPages/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: