TIRANE

Të shumta kanë qenë reagimet për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi. Aktori Vasjan Lami ka kujtuar përmes një lidhjeje telefonike për Neës24 njohjen dhe bashkëpunimet me Kabashin.

Ai tha se Mirush Kabashi ishte një etalon i aktorit jashtëzakonisht punëtor.

“Publiku ka adhuruar çdo rol të Mirush Kabashit. Ai ishte i veçantë. I jepje punën dhe rrije i qetë. Ka qenë një njeri shumë vital e shumë familjar. Përpos kësaj ai ishte shumë korrekt, elegant”, u shpreh Lami.

Nga ana tjetër aktori i cili ka luajtur me Mirushin në filmin “Telefoni i një mëngjesi” foli edhe për shpërblimin e aktorëve.
“Asgjë nuk ka qenë e shpërblyer sa e meritojnë artistët.

Aktori është profesion i privilegjuar, ka edhe adhurim në popull. Ne bëjmë një punë që na e shohin të gjithë, por është profesion me përgjegjësi, pasi vihesh përballë dhe gjykohesh nga shumë njerëz. Shpërblimi për aktorët është i pallogaritshëm, është qesharak!”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: