Gjatë sfidës Atalanta-Juventus, e vlefshme për Kupën e Italisë, në tribunat e Gewiss Stadium u pa një vëzhgues i veçantë. Aleksandar Kolarov, zëvendëstrajner i Interit dhe bashkëpunëtor i Cristian Chivu, i cili ndoqi nga afër ndeshjen e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe bergamaskëve, e fituar bindshëm 3-0 nga skuadra bergamaske. Prania e tij nuk ishte e rastësishme: pak më shumë se një javë para Derbit të Italisë, që do të luhet në mbrëmjen e Shën Valentinit në San Siro, Interi po studion me kujdes rivalin e radhës.

Pavarësisht rezultatit, vëmendja e stafit teknik zikaltër ishte e përqendruar te aspektet taktike të Juventusit. Analizat e mbledhura do të pasurohen më tej pas ndeshjes së së dielës kundër Sassuolos dhe do të jenë pjesë e përgatitjeve për sfidën direkte.

Ndërkohë, nga merkato vijnë zëra të fortë. Sipas raportimeve të gazetave italiane, kontrata e Weston McKennie me Juven skadon në qershor dhe aktualisht nuk ka marrëveshje për rinovim. Juventusi pritet të bëjë edhe një përpjekje tjetër, por pengesë mbeten kostot e operacionit.

Në horizont shfaqet MLS, një opsion konkret për mesfushorin amerikan, i cili ka marrë interesime të shumta dhe nuk e ka përjashtuar kurrë një rikthim në atdhe. Por surpriza më e madhe lidhet me Interin, i cili javët e fundit ka kërkuar informacione për McKennie si lojtar i lirë — një lëvizje që do të ndizte edhe më shumë rivalitetin mes dy klubeve historike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb