Nuk është vetëm Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale në garë për “Topin e Artë”. Prestigjiozja France Football ka zgjeruar listën e sajë të artë, por ka përjashtuar rekordmenin e këtij trofeu Lionel Messi.

Antoine Greizmann dhe Toni Kroos i bashkohen dyshes Madrilene, 4 lojtarë të cilët diskutuan ndërmjet tyre finalen e Champiuons League, e gjitha madrilene, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është spanjoll. Cristiano Ronaldo është dukshëm favorit, autori i 16 golave, portugezi udhëhoqi Real Madrid drejtë suksesit në Evropë. Ylli dhe kapiteni i luzitanëve nuk po shkëlqen aspak në “Euro 2016”: Nuk po bën asgjë të jashtëzakonshme, shpesh luan më shumë për vetën se sa për ekipin, shkruan France Football. Krejt ndryshe kur diskutimi bëhet për Gaerth Bale që konsiderohet si pasuesi i Ronaldos tek Reali. 3 gola në këtë evropian dhe një formë fizikë që është shumë lart krahasuar me Ronaldon.

Bale është një tip krejt ndryshe, ai e imponon statusin e tij si lider me punë dhe sakrifice. Bale edhe një herë po konfirmon se pa Ronaldon në ekip shkëlqen më shumë. Nëse ndodh një mrekulli dhe Uellsi fiton Evropianin, atëherë nuk do të ishte aspak surprizë që Bale të fitonte “Topin e Artë”.

Prestigjiozja franceze ka përfshirë në këtë listë edhe Antonie Greizmann, ndryshe nga tre të tjetër sulmuesi i Atletico Madrid nuk e ka fituar Champions League: I lodhur në fillim të turneut, u zgjua dhe tashmë është lideri i bluve. Nëse arrin të bëjë dy ndeshje të mëdha kundër Gjermanisë dhe në një finale të mundshme hipotetike, Greizmann do të vendoste lehtësisht emrin e tij mes kandidatëve final. Francë-Gjermani është një sfidë me eliminim të drejtë për drejtë jo vetëm për dy përfaqësueset por edhe një sfidë mes Greizmann-Tony Kroos.

Mesfushori është një nga më të talentuarit në rolin e tij, në 3 vitet e fundit ka fituar 1 Kupë Bote dhe 2 Champions League. Nëse Gjermania shpallet Kampion Evropë, Kross do të ishte një kandidat potencial për të fituar çmimin më të rëndësishëm në rang individual.
(er.shk/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb