Një tjetër sfidë për grupin B të Euro 2016, Rusi-Uells është luajtur sot në stadiumin “Municipal” në Toulouse. Por Uellsi ka treguar formën e tij të mirë që në minutat e para.

Ka qenë Ramsey që ka shënuar golin e parë në minutën e 11-të dhe 9 minuta më pas ka shënuar Taylor duke e çuar rezultatin në 2-0 për Uellsin. Pjesa e parë është mbyllur 2-0 për Uellsin, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 67-të. Uellsi ka shpartalluar kështu Rusinë duke u pozicionuar i pari në grup.

Statistikat: Rusia ka fituar 3 sfidat e fundit kundër Uellsit, duke shënuar 6 gola dhe duke pësuar vetëm 2 gola. Rusia ka fituar vetëm një nga 7 ndeshjet e fundit (2 barazime, 4 humbje), fitorja e vetme ka qenë 3-0 kundër Lituanisë në muajin mars. Gareth Bale ka shënuar dy gola me goditje dënimi deri më tani, vetëm Michel Platini (në vitin 1984) dhe Thomas Hassler (në vitin 1992) kishin arritur të bëjnë më mirë.

Formacionet zyrtare:
Rusia: (4-2-3-1): Akinfeev; Smolnikov, Berezutski, Ignashevich, Kombarov; Mamaev, Glushakov; Smolov, Shirokov, Kokorin; Dzyuba. Trajner: Slutski
Uellsi: (5-3-2): Hennessey; Gunter, Chester, Williams, Davies, Taylor; Ledley, Allen, Ramsey; Vokes, Bale. Trajner: Coleman

(b.k/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: