Pak orë para se kampionati Europian ‘Gjermani 2024’ të niste , selia e Partisë Demokratike ka ndërruar pamje.
Ajo u vesh me ngjyrat kuq e zi, ato të kombëtares së futbollit e cila është pjesëmarrëse për herë të dytë në një eveniment europian të futbollit.
Me sloganin ‘Demokratët me ty Shqipëri’, PD i ka uruar suksese kombëtares shqiptare të futbollit, që ndeshjen e parë do ta luajë sot përballë Italisë.