Domenico Tedesco, trajneri i Belgjikës, nënvizoi në kanalet zyrtare të “Euro 2024” rëndësinë e dy lojtarëve . Sipas Tedescos, kontributi i Romelu Lukaku dhe Jérémy Dokut do japë efektin e vet në Europian.

“Lukaku ka një rëndësi të madhe për ne, edhe jashtë fushës. Në fushë golat flasin për të, por jo vetëm kaq, sepse ai e di shumë mirë kur duhet të luajë me shpinë nga porta ose të kthehet për të kërkuar gola. Vetëm kundër Dokut është shumë e vështirë të mbrohesh, unë mendoj se asnjë mbrojtës nuk dëshiron të jetë në fushë kundër tij” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb