Trajneri i njohur, Shpëtim Duro pati rezerva për lojtarët e Shqipërisë, për atë humbje 2-1 ndaj Italisë në Europian. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, në “Euro 24” në News 24, Duro lë të kuptohet se golat e pësuar nga kuqezinjtë, mund të evitoheshin.

“Duhej të ngacmonim më shumë. Asllani nuk u pa fare në pjesën e parë. Pjesa e parë shumë e dobët në të gjitha aspektet. Golat e pësuar? Është e palejueshme të pësosh në goditje standarte. Shtylla e dytë, shikoni kush e pati përgjegjësinë, është Seferi. Shumë i lirshëm Bastoni, realizon gol. Nuk kishte njeri te Barella. Italia na kishte vlerësuar” – tha ai.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb