Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza nis të hënën grumbullimin dhe përgatitjet në prag të raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 për këtë grupmoshë.

Turneu do të zhvillohet në Shqipëri në datat 9, 12 dhe 15 prill, ku vajzat kuqezi do të synojnë një paraqitje pozitive përballë bashkëmoshatareve të Turqisë, Lihtenshtejnit dhe Malit të Zi.

Trajnerja Daniela Kodra ka grumbulluar 20 lojtare për këtë raund, ndër të cilat 2 portiere, 6 mbrojtëse, 8 mesfushore dhe 4 sulmuese. Pjesa më e madhe e ekipit aktivizohet në kampionatin vendas, duke reflektuar edhe punën e vazhdueshme me talentet në futbollin e vajzave.

Skuadra do të zhvillojë përgatitjet në Durrës, ndërsa të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria do të nisë rrugëtimin në këtë turne me përballjen ndaj Malit të Zi më 9 prill, në orën 15:00. Më 12 prill, në të njëjtën orë, vajzat kuqezi do të sfidojnë Turqinë, ndërsa ndeshja e fundit ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më 15 prill në orën 14:00.

Hyrja për tifozët në të gjitha ndeshjet do të jetë falas, ndërsa takimet do të transmetohen drejtpërdrejt në FSHF TV.

Më poshtë, lista e plotë me 20 lojtaret e grumbulluara nga trajnerja Daniela Kodra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb