Kryetarja e Kuvendit Elisa Spirpopali po mban një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit.
Ajo u shpreh se raporti i miratuar dje nga Parlamenti Europian, i cili analizon situatën dhe progresin tonë në rrugën drejt integrimit evropian për vitet 2023 dhe 2024, ka konfirmuar faktin se vendi ynë mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon.
“Raporti i hartuar nga raporteri për Shqipërinë, Andreas Schieder, të cilit i shpreh mirënjohjen për punën serioze dhe rezultative, u miratua me 57 vota pro, 11 kundër, 6 abstenim dhe do t’i paraqitet për votim seancës plenare të PE-së në muajin korrik.
Mirënjohje eurodeputetëve për mbështetjen. Dje PE konfirmoi se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon.
Raporti nënvizon angazhimin tonë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformave kyç.
Shumë inkurajuese që eurodeputetët mbështetën objektivin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në 2027.
Kur vjen puna për integrimin në BE Kuvendi ka një qëndrim të përbashkët që i kalon ndasitë politike, vlerësoj praninë e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në PE”, tha ajo.
