Eurodeputeti dhe kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz ka thënë se përshkallëzimet e fundit në veri janë “rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit dhe retorikës përçarëse”.

Ai thotë se “BE tashmë po e diskuton një ngrirje të bisedimeve për anëtarësim me Serbinë”.
Austriaku ka dënuar sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve, ndërsa ka thënë se Partia Popullore Europiane (EPP) duhet ta përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Vuçiçin.

“Këto përshkallëzime janë rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit dhe retorikës përçarëse. Edhe gazetarët dhe ushtarët e KFOR-it janë bërë objektiva të kësaj gatishmërie për dhunë. I dënoj sulmet në terma më të fortë. Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiçin, kundër të cilit po zhvillohen protesta masive aktualisht në Serbi”, thuhet në një deklaratë dërguar mediave.

Waitz thotë se “kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën në veri” dhe që të dyja palët të kthehen në tavolinën e dialogut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: