Champions League sheh të “përplasin brirët” dy klube të mëdha si Interi dhe Milani, në dy ndeshje gjysmëfinale që pritet të dhurojnë një spektakël të vërtetë. Optimizmi është i madh në të dyja kampet, por në fund vetëm një nga skuadrat e mëdha do ia dalë të shkojë në finalen e madhe. Para aktit të parë, përkrah trajnerit të kuqezinjve Pioli, në konferencë ka dalë Calabria.

“Champions League është kompeticioni më i rëndësishëm, por ne duhet ta konsiderojmë atë si një pikënisje dhe të luajmë në këtë event çdo sezon. Çdo derbi sjell presion të madh dhe ta luash atë në Europë është një mundësi unike.”

Interi– “Ata janë një ekip cilësor, një ekip i madh. Këtë vit pika e referimit tek Interi është Lautaro Martinez. Ai po bën një sezon të jashtëzakonshëm, dhe për më tepër, ai fitoi Kupën e Botës. Unë dhe Dimarco e kemi sfiduar njëri-tjetrin kur kemi qenë të vegjël. Do të jetë një sfidë e bukur, dy italianë, një tifoz i Milanit dhe një tifoz i Interit.”

Kapiten– “Të jesh kapiten i një prej klubeve më të mira në botë, është diçka shumë e madhe. Është ëndrra e jetës sime. Kur isha fëmijë, nuk kisha guximin as t’i afrohesha Maldinit. Tani kemi një marrëdhënie të sinqertë, nëse na duhet diçka ai është aty.” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: