Ernest Muçi është protagonist absolut te Legia. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol mjaft të bukur ndaj Wisla Plock, në ndeshjen e vlefshme për Polish Cup.Muçi provoi nga distanca dhe me një goditje mjaft të bukur “shkund rrjetën”.
21 vjeçari po aktivizohet rregullisht nga trajneri i Legias së Varshavës, edhe pse trajneri gjerman Runjaic nuk e preferon gjithmonë titullar.Ernest Muçi kishte kohë që nuk shënonte, ndërsa shpresohet që sonte të vijë kthesa për të. Ky ishte goli i 3-të sezonal për të, pas atyre ndaj Piast Gliwice dhe Korona Kielce
Edicioni i 3-të në Poloni duket se ka ulje-ngritjet e veta, pas disa vitesh të arta në Shqipëri me Tiranën.
(BalkanWeb)
