Në sfidat e tjera të Europa League, ra në sy triumfii i thellë i gjermanëve të Bayer Leverkusen, që mundën në transfertë 0-4 Lech Poznan. Për “aspirinat” gjithçka u zgjidh që në pjesën e parë, falë golave të Schich me çekun që realizoi dopietë dhe Tillman. Në fraksionin e dytë miqtë kontrollluan avantazhin, ndërsa kompletuan “pokerin” falë realizimit të Maza, dy minuta nga fundit. Kjo ishte fitorja e dytë në po kaq ndeshje për Bayer Leverkusen.
Lyon mori 3 pikë tepër të rëndësishme teksa mundi në shtëpi 3-2 anglezët e Crystal Palace. Toliso dhe Nuamah në minutat 8’ dhe 45+2’ çuan francezët me avantazhin e dyfishtë të francezëve. Në pjesën e dytë miqtë shkurtuan diferencës me Pino, por Sulc riktheu avantazhin e dygolave diferencë për Lyon në minutën e 76, duke ia prerë shpresat ekipit londinez. Kamada ngushtoi diferencën 9 minuta nga fundi, por vetëm kaq, Lyon fiton dhe ngjitet në vendin e 8 me 6 pikë.
Sukses me “poker” golash edhe për Benficën. Portugezët triumfuan në “Da Luz” me shifrat 4-1 ndaj kampionëve skocezë të Celtic. Vendasit hipotekuan suksesin që në pjesën e pare falë golave të realizuar nga Duran me 11 metërsh, Bah dhe sërish Duran, 9 minuta nga fundi.
Camilo Duran shkurtoi diferencën e golave për Celtic në minutën e 63, ndërsa në fundin e sfidës sulmuesi grek pavlidis mbylli përfundimisht llogaritë me golin e 4 për ekipin portugez. Me këtë fitore, Benfica ngjitet në kuotën e 6 pikëve, pas suksesit ndaj Milanit, duke i bërë kështu Europa League një start perfekt, ndërsa Celtic vijon të jetë në kërkim të pikëve të para.
