Gola dhe shumë emocione prodhuan sfidat e tjera në raundin e parë të Europa League. Besiktas fitoi me “poker” golash ndaj francezëve të Marsej. Skuadra nga Stambolli vijon formën tepër positive që po kalon edhe në kampionat, teksa mundi bindshëm marsejezët në “ferrin” turk. Fakili, Cerny, Murillo dhe Poku ishin autorët e golave për vendasit.
Suksese të rëndësishme ndërkohë për dy ekipet angleze, Crystal Palace dhe Bournemouth. Londinezët nuk e paten aspak të vështirë përballë Lech Poznan, duke fituar me shifrat e thella 4-0, ndërkohë fitore me shumë vlera e Bournemouth që fitoi në transfertën spanjolle ndaj Sociedad 1-2. Golat e Kluivert dhe Rayan zhvlerësuan golin e vendasve në pjesën e dytë me Gomez, që vetëm sa shkurtoi diferencën e golave.
Ra në sy edhe trimfi në transfertë i hungarezëve të Ferencvarosh, që kaluan me rezultatin 1-3 Celtic Glasgow, duke fituar 3 pikë të rëndësishme në një fushë të “zjarrtë” si Celtic Park.
