Europa League luajti këtë të enjte ndeshjet e kthimit të Play Off. Bologna kalon në fazën tjetër, pasi fitoi 1-0 ndaj Brann, rezultat të cilin kishte marrë edhe në aktin e parë.

Takimi u vendos nga një gol i Joao Marios, i realizuar në pjesën e dytë.

Sa i takon ekipeve të tjera të kualifikuara, ia del Lille ndaj serbëve të Zvezdës, ndërsa Ferencvaros  eleminoi Ludogorets. Nottingham dërgon në shtëpi Fenerbahcen, sakaq buzëqeshin edhe Celta, Stuttgart e Panathinaikos.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb