Roma do të sfidojë Feyenoord në Europa League, në ndeshjen e parë çerekfinale. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me të dy skuadrat që kanë bërë të ditura rreshtimet.
Trajneri i italianëve, Mourinho ka vendosur që mos të aktivizojë Marash Kumbullën nga minuta e parë. Mbrojtësi shqiptar ka mundësi të luajë në pjesën e dytë, për të dhënë kontributin e tij.
Në sulm për Romën është Abraham, nuk mungon as “xholi” Dybala. Më poshtë keni rreshtimet.
Feyenoord (4-3-3)
Bijlow; Geertruida, Trauner, Hancko, Hartman; Kocku, Wieffer, Szymanski; Jahanbakhsh, Gimenez, Idrissi.
Roma (3-4-2-1)
Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Zalewski, Cristante, Matic, Spinazzola; Dybala, Pellegrini; Abraham.
(BalkanWeb)
