Roma sfidon këtë të enjte Servette-n, në kuadër të Europa League. Në konferencën para ndeshjes, trajneri i italianëve, Mourinho ka folur për lojtarëve të veçantë, e specifikisht për Marash Kumbullën, që vijon të jetë i dëmtuar.

“Do të mendojmë vetëm për të fituar ndeshjen, ndoshta do të na duhet edhe golavarazhi për të marrë kreun e grupit. Por, këtë do ta bëjmë në ndeshjen e fundit nëse është nevoja. Ndaj, Servettes duhet të fitojmë fillimisht.

Në të kaluarën kam pasur eksperienca të këqija nga lojtarë të cilët i kam aktivizuar dhe nuk më kanë dhënë përgjigjet e duhura. Pres një mesazh të fortë nga ata që kanë luajtur pak këtë sezon. Kemi pak vështirësi në prapavijë, mungon Kumbulla dhe kam pak opsione, të mos harrojmë edhe Abraham që mbetet jashtë. Kam bërë një grumbullim me lojtarët dhe i kam bërë të ditur se sa ndeshje e rëndësishme është”, Tha Mourinho.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: