ESTONI-Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal te çështjet e sigurisë si edhe te politika e Jashtme. Ai theksoi se Europa duhet të trajtojë me kujdes çështjet e shpenzimeve të sigurisë.

“Shqiptarët janë “talebanë perëndimorë”. Jemi me aleancën transatlantike deri në fund. Dje pata nderin të  merrja pjesë në një ceremoni të bukur në Gjermani. Jam shumë i tunduar të bëj pikënisje ish bashkimin Sovjetik, kur vjen fjala se si gjërat perceptohen por nuk trajtohen. Ka një pyetje që kërkon përgjigje. A mundet Europa në kushte të caktuara të lejojë imperativat e mbrojtjes për të krijuar një mungesë afatgjatë ekuilibri, që me fjalë të tjera do të thotë po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë ato ekonomike.

Fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin që na çon në një pikë që është se legjitimiteti politike minohet nga kërkimi për fuqi ushtarake. Të gjitha këto gjëra më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa. Të rivlerësojmë pozicionin tonë. Duhet të kuptojmë se konteksti ka ndryshuar, po cila do jetë përgjigja reale. Dhe nuk mendoj që të hidhemi mbi shpenzime dhe të mos trajtojmë probleme strukturore që kemi”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: