TIRANE – Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella, mbërrin sot për një vizitë disa ditore në Tiranë. Europarlamentari italian është shprehur shumë herë publikisht në favor të pranimit të Shqipërisë në BE.
“Populli shqiptar më pëlqen shumë, e duhet ndihmuar për ta fituar këtë sfidë. Dalëngadalë komuniteti shqiptar e qeveria po realizojnë objektivat e progresit, si lufta kundër korrupsionit, rritja ekonomike e kohezioni social, që janë dhe kërkesat e Bashkimit Europian për ta pranuar. Edhe pse kemi vendosur një tip moratoriumi që nuk lejon deri më 2019 hyrjen e asnjë vendi në BE, ne po punojmë që Shqipëria (më pas janë dhe Maqedonia e Serbia) deri më atëherë mund të aderoj në BE.” –deklaroi Pittella, në një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzeta del Mezzogiorno”.
“Një tjetër temë që do të diskutoj në Shqipëri”, – u shpreh europarlamentari Pitella, do të jetë dhe tema e refugjatëve”.
(er.nu/BalkanWeb)
