Trajneri i Shqipërisë Sylvinho publikoi pak ditë më parë listën e Europianit, ku një prej të ftuarve ishte mbrojtësi Arlind Ajeti, i cili ka dhënë kontributin e tij edhe në Euro 2016. Së fundmi, Ajeti ka dhënë një intervistë mjaft interesante, ku u shpreh se ndihet mjaft i lumtur për ftesën.

“Shpresat gjithmonë kanë qenë që të jem pjesë e listës, por vendimet e trajnerit nuk i kemi ditur deri në momentin e konferencës kur edhe u publikua lista. Kam përjetuar emocion të veçantë kur pashë në listë edhe emrin tim. Gjithmonë është e veçantë kur të thërret kombëtarja.

2 ndeshje në Euro 2016- Kam përjetuar njëherë këto emocione dhe do të jetë kënaqësi që sërish do t’i përjetoj. Por kur do t’i afrohemi ndeshjes së parë do t’i ndiejmë emocionet edhe më shumë.

“Për mua, por edhe për çdo lojtar, sigurisht që është shumë e rëndësishme paraqitja në Evropian. Është ëndërr për çdo lojtar. Është diçka shumë speciale për mua, por edhe për çdo lojtar tjetër. Po besoj që emocionet e vërteta do t’i përjetojmë në momentin kur edhe do të fillojë ngjarja madhore.

Euro 2024- Mundësitë i kemi edhe pse është grup shumë i vështirë. Besoj se kemi mundësi të bëjmë diçka të madhe. Nuk besoj se do ta kemi më të lehtë, por besoj që përkrahja e shqiptarëve do të jetë motiv shumë i madh për ne”- tha ai për Koha.net.

(J.S/BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb