Europol ka ndërmarrë një operacion për ilaçet kontrabandë dhe dopingun, duke goditur kështu 59 grupe kriminale.
Mësohet se në pranga, në kuadër të këtij aksioni, ku u përfshinë disa shtete, si Franca, Greqia, Italia, Spanja dhe policia shqiptare, u arrestuan 349 persona.
Po ashtu bëhet e ditur se në këtë operacion u sekuestruan një sasi ilaçesh kontrabandë e substanca dopingu.
