Viola Gjyzeli e cila u shpall fituese me këngën “Bota ime” në “Junior Fest 2023” këndoi pasditen e sotme në “Junior Eurovizion 2023” që po transmetohet në RTSH 1.  Mes shumë konkurrentëve nga vende të tjera evropiane, Gjyzeli ka interpretuar të njëjtën këngën me të cilën u shpall fituese; “Bota ime”. Gjyzeli këndoi e 13-ta në radhë mes shumë këngëtarëve të tjerë të rinj evropianë.

Jam shumë e lumtur që fitova Junior Fest dhe shpresoj ta përfaqësoj sa më mirë Shqipërinë” u shpreh Viola pas fitores së “Junior Fest 2023” teksa ajo përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian për të rinjtë që po mbahet në Francë.

“Junior Fest 2023” u zhvillua fundshtatorin e këtij viti në Tiranë ku të rinjtë zhvilluan një garë të vërtetë muzikore duke mbajtur këdo në ankth deri në fund se cili do të ishte fituesi.

Juria e vlerësoi Viola Gjyzelin si një nga zërat më premtues në skenat muzikore shqiptare. Kënga e saj “Bota ime”, ishte me muzikë nga Enis Mullaj dhe e shkruar nga Erion Rushiti.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb