Ylli televiziv britanik Alesha Dixon, aktorja Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina do të jenë mikpritësit e Eurovision Song Contest.

Shfaqja ndërkombëtare e muzikës do të zhvillohet në ”M&S Bank Arena” në Liverpul, në maj, pasi qyteti u zgjodh për të pritur konkursin në emër të fituesve të vitit 2022, Ukrainës, pas pushtimit rus.

Tridhjetë e shtatë vende do të marrin pjesë në Eurovision këtë vit, me Ukrainën që kualifikohet automatikisht si fituese e vitit 2022 si dhe të ashtuquajturat “pesë të mëdhenjtë” – BM, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.

Pesëmbëdhjetë vendet që do të luajnë në gjysmëfinalen e parë më 9 maj përfshijnë Irlandën, Serbinë, Letoninë, Norvegjinë, Portugalinë, Kroacinë, Maltën, Suedinë, Moldavinë, Zvicrën, Izraelin, Holandën, Finlandën, Azerbajxhanin dhe Republikën Çeke.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen e dytë më 11 maj do të përballen Armenia, Qiproja, Rumania, Danimarka, Belgjika, Islanda, Greqia, Estonia, Shqipëria, Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb