Pas performances së 18 shteteve në natën gjysmëfinale të Eurovizon, ku mori pjesë edhe Shqipëria, është mbyllur votimi, ndërsa Shqipëria pavarësisht performancës potente të Linda Halimit nuk kalon dot në finale.
Përveç duartrokitjeve të publikut, përfaqësuesja e Shqipërisë Linda Halimi ka marrë vlerësime edhe nga faqja e Eurovisonit në Facebook, por nuk ka mbledhur mjaftueshem vota qe te kalonte ne finale.
Pas performancës së saj me këngën “World”, faqja e Festivalit Evropian ka vlerësuar vokalin e këngëtares shqiptare.
“Wow Linda! Tani kjo është ajo që ne e quajmë notë e gjatë dhe e lartë!”- thuhet në faqen e ‘Eurovision Song Contest’ duke i bashkëngjitur dhe videon e performances.
Linda Halimi ka performuar e katërta në natën e parë gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës që zhvillohet në Kiev të Ukrainës.
Kënga e kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekstin e saj dhe Big Bastës është një baladë që nxjerr në pah vokalin potent të këngëtares.

(d.d/BalkanWeb)
