Ministrat e eurozonës kanë miratuar programin e tretë të ndihmës për Greqinë, e cila do të mundësojë rindërtimin e ekonomisë dhe do të evitojë daljen nga monedha euro.

“Kreditë e reja për Greqinë janë në vlerë deri 86 miliardë euro dhe do të jenë në dispozicion për tre vitet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Komisioni.

Shefi i eurodegrupit Jeroen Diselbloem tha se “sigurisht qe ka dallime, por ne arritëm që t/i zgjedhim ato”. Pas miratimit përfundimtar që javën e ardhshme duhet të bëhet në parlamentin e Gjermanisë dhe në parlamente të tjera kombëtare, kësti fillestar prej 26 miliardë eurosh do të miratohet nga Mekanizmi Evropian për Stabilitet.

Ndërkaq Greqia tani mund t’i bëjë pagesën prej 13 miliardë dollarësh Bankës Qendrore Evropiane. Takimi që zgjati 6 orë i ministrave të financave të eurozonës në Bruksel, u mbajt pasi ligjvënësit në Athinë miratuan marrëveshjen për daljen nga kriza.

(b.e/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: