Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka dhënë detaje në lidhje me procesin e evakuimit të pesë shqiptarëve nga Izraeli, pas nisjes së konfliktit me Iranin.
Në një postim në rrjetet sociale bëhet me dije se MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë.
3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë ndërsa njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri.
Personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj.
