Everton do të përballet me Ipswich, në kuadër të Premier League. Për këtë takim, trajneri i Everton, David Moyes ka vendosur që të grumbullojë Armando Brojën, me sulmuesin shqiptar që do e nisë nga stoli sfidën.

Kujtojmë që Broja nuk ishte i disponueshëm për takimin ndaj Chelseat, pasi rregullorja nuk lejon që futbollisti të përballet me skuadrën që zotëron kartonin e tij. Ylli kuqezi ka luajtur deri më tani 10 ndeshje me Everton, por nuk ka provuar shijen e golit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb