Presidenti francez Emmanuel deklaroi se sfida më e madhe e Evropës ëhstë që të bëhet ndjekëse e sanksioneve të vendosur nga SHBA-ja dhe të hapë konflikte të panevojshme në vende të tjera.

Pak ditë më parë, Macron zhvilloi një vizitë shtetërore tre-ditore në Kinë, ku u mirëprit nga presidenti Xi Jinping. Kjo lidhet dhe me kërcënimet e Kinës kundrejt Tajvanit, ku këtë fundjavë filloi stërvitjet pranë ishullit.

Macron tha se Evropa nuk duhet të përshpejtojë konfliktin, por të marrë kohë për të ndërtuar pozicionin e saj si një poli i tretë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe jo të ndjekë politikat e Amerikës.

“Gjëja më e keqe do të ishte të mendosh se ne evropianët duhet të bëhemi ndjekës në këtë temë dhe të përshtatemi me ritmin amerikan ose një reagim të tepruar kinez”, tha Macron.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb