Como e nis në mënyrën më të mirë aventurën në Champions League, duke mposhtur 4-1 Leipzigun në “Sinigaglia”. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas zhvilloi një ndeshje të kontrolluar dhe bindëse, duke e zgjidhur takimin që në pjesën e parë.

Baturina zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të pas kombinimit me Douvikasin, ndërsa në të 38-ën ishte pikërisht sulmuesi grek që dyfishoi shifrat, pas një pasimi të bukur të Baturinës. Leipzig pati disa tentativa për të reaguar, por portieri Butez u përgjigj me siguri në momentet e vështira.

Në pjesën e dytë, Como vazhdoi të ishte efikas. Në minutën e 54-t, Diao shënoi golin e tretë pas aksionit të nisur nga Da Cunha dhe Nico Paz. Gjermanët shkurtuan diferencën me Maksimoviçin, por në fund Perrone vulosi fitoren 4-1 pas asistimit të dytë të Nico Paz.

Një debutim spektakolar për Comon, që merr një sinjal të fortë në elitën e futbollit europian.Tashmë e gjithë Evropa njeh potencialin e italianëve.Ata nuk janë më “hirushja” e këtij kompeticioni, por një skuadër që gjen konfirmin që në 90 minutat e para debutuese në kompeticionin më unik të futbollit evropian.

Pavarësisht fitores së madhe, Cesc Fabregas kërkoi që skuadra të mos rrëmbehet nga entuzuziazmi.

“Jam i lumtur, por kjo gjendje do të zgjasë vetëm pesë minuta. Duhet të përgatitemi për ndeshjen e së hënës kundër Parmës. Kemi përjetuar një natë historike, por tani duhet përulësi. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të jemi në nivel çdo tre ditë”, deklaroi trajneri spanjoll.

Për Baturinën, Fabregas shtoi:

“Kam shumë besim te Martin. Ai ka një talent të pastër dhe duhet ta lëmë të lirë të shprehet. Kur e thërras, është sepse duhet t’i kujtoj të bëjë edhe fazën mbrojtëse. Kjo vlen për të, por edhe për lojtarë të tjerë me talent si Nico, Jesus dhe Assane.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb