Kryeministri Edi Rama së bashku me homologen daneze kryeministren Mette Frederiksen ditën e sotme kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e saj Kryeministrja e Danimarkës falenderoi kreun e qeverisë për mikpritjen në samitin e Komunitetit Politik Europian i i cili u zhvillua ditën e sotme në Tiranë dhe ku morën pjesë 47 vende të Europës.
Ajo theksoi se Danimarka aktualisht ka marrë “stafetën” e sigurisë dhe theksoi se Rusia është një kërcënim për të gjithë Europën dhe se riarmatimi i saj do të jetë prioriteti i tyre kryesor.
“Ka qenë një mikëpritje e ngrohtë këtu sot, mendoj që ky forum është i rëndësishëm sepse Evropa po përballet me një sërë sfidash. Kemi shtete që nuk janë shtete anëtare dhe ulën në tryezën dhe diskutojmë për cështje të rëndëshishme. Ne jemi të gatshëm të marrim stafetën dhe të flasim për sigurinë. Rusia është një kërcënim edhe për ne. Riarmatimi i Evropëss duhet të jetë prioriteti ynë”. theksoi kryeminsitrja e Danimarkës.
Sipas lideres daneze Europa duhet të shtojë sanksionet kundër Rusisë.
“Cështja numri 1 është siguria. Ukraina është angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushet dhe nuk kemi parë sinjale nga Rusia dhe duhet të shtojmë sanksione. Ne jemi një treg i madh, ndaj konkurueshmëria është e rëndësishme dhe e lidh me tranzcionin e gjelbër. Duhet të jemi konkurent dhe klientët në Europë të kenë energji me kosto të ulët.” tha ajo
(BalkanWeb)
