Për të shmangur një tjetër rast Frances Haugen, Facebook ka vendosur t’i bëjë private disa biseda mes punonjësve.

Sipas New York Times, ai e bëri këtë duke ndërhyrë brenda Workplace, platformës profesionale të rrjetit social.

Këtu, punonjësit e kompanisë amerikane, si edhe ata të kompanive të tjera, duke paguar një tarifë, hapin profile të veçanta dhe mund të organizojnë punë dhe aktivitete shtesë, përmes bisedave të vetme ose në grup dhe të shkruajnë në tabelat e mesazheve, që simulojnë organizimin e ekipeve.

“Rrjedhjet zvogëlojnë efikasitetin dhe moralin e ekipeve që punojnë çdo ditë për të adresuar sfidat e drejtimit të një platforme për miliarda njerëz. Ata gjithashtu mund t’i vënë në rrezik punonjësit të cilët merren me çështje të ndjeshme. Ato çojnë në keqinterpretim ose keqkuptim të temave të ndërlikuara”, shpjegon një shënim në Facebook.

Ndërkohë, dëshmia e Frances Haugen vazhdon para organeve të tjera, pas dëgjimit në Senatin amerikan.

Ish-punonjësja e Facebook do të flasë më 25 tetor në një komitet të parlamentit britanik dhe më 8 nëntor në Bashkimin Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: