Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë mijëra përdorues në mbarë botën pa akses në platformat e tyre.
Sipas të dhënave të faqes Downdetector, raportimet për ndërprerje nisën të shtohen rreth orës 09:30, ndërsa përdoruesit kanë raportuar pamundësi për t’u identifikuar në llogaritë e tyre, për të ngarkuar faqen kryesore dhe për të përdorur funksionet bazë të rrjeteve sociale.
Shumë përdorues që tentojnë të hyjnë në Facebook përmes shfletuesit marrin mesazhin: “Account Temporarily Unavailable”, që tregon se bëhet fjalë për një problem teknik të platformës.
Ndërkohë, aplikacionet në celular hapen normalisht për disa përdorues, por përmbajtja nuk rifreskohet dhe postimet e reja nuk ngarkohen. Messenger gjithashtu është prekur nga ndërprerja, ndërsa WhatsApp duket se vijon të funksionojë normalisht
Deri në këto momente, kompania Meta nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkakun e problemit apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimeve.
