Facebook fuqizon funksionin “Live”, videot direkt në streaming. Në këtë mënyrë u jep përdoruesve përdorim sa më të plotë të tij. Sipas TechSot kompania ka njoftuar për një chat privat në zonën e filmimit si edhe mundësinë për të shtuar një friend tek video personale që transmetohet direkt.

Chat-et private në brendësi të LIVE synojnë t’i bëjnë më tërheqëse filmimet mes miqve, larg komenteve që ndeshen në ekran ku transmetohet video. Mbi të gjitha krijon privatësi nëse bëhet fjalë për LIVE që kanë reklama në media, për njerëzit e famshëm apo organizata të tjera.

Personat në chat shkruan Facebook komentojnë LIVE-t 10 fish më shumë se videot tradicionale. Por sipas TechSot, chat-et private për momentin do të vijnë të integruar përmes Messenger. Për momentin funksioni do të bëhet aktiv përmes aplikacioneve në disa shtete, për të qenë gjithëpërfshirës gjatë verës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb