TIRANE– Një deputet i Partisë Demokratike në legjislaturën që po lëmë pas ka folur në emër të PD-së kundër Bashës në Bruksel. Këtë e ka shprehur mbrëmjen e sotme gazetari dhe analisti Fahri Balliu, në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”.
Balliu tha se ky deputet nuk është pjesë e listave të PD-së për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Analisti nuk e përcaktoi se cili nga ata që kanë mbetur jashtë listës është deputeti në fjalë, por tha se do ishte gati të ballafaqohej me të.
“Nuk është demokraci që të shkosh në Bruksel të flasësh kundër kryetarit të PDsë në emër të PDsë për llogari të Ramës”, tha Fahri Balliu.
(el.sp/BalkanWeb)
