Eurodeputetja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, deklaron se mbështes reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, në raportin e tij për Shqipërinë.

Tanja Fajon ka publikuar mbremjen e të martës në faqen e saj Twitter mesazhin për Shqipërine dhe inkurajimin e Knut Fleckenstein në raportin e tij, ku cilson: “Unë mbështesin fuqishëm @knufleckenstein në përpjekjet e tij për të lëvizur shpejt me reformën e gjyqësorit në Shqipëri”.

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, shfaq në statusit të tij Facebook mbremjen e të martës mbeshtetjen qe merr nga eurodeputetja Tanja Fajon, ku thuhet se “Unë mbështesin fuqishëm @knufleckenstein Shqipërinë në përpjekjet për të lëvizur shpejt me reformën e gjyqësorit në ‪#‎shqipëria. @EP_ForeignAff raportin e mirë!”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: