Ylli i Milanit, Rafael Leao mohon se ka kërkuar 10 milionë euro plus komision për të vazhduar bashkëpunimin me kuqezinjtë. Ka qenë vetë Leao që në Twitter ka shkruar: “Lajme të rreme si zakonisht”.
Sulmuesi portugez është në bisedime me kampionët e Italisë për një marrëveshje të re dhe akordi nuk është arritur akoma. Kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2024, por Paolo Maldini dhe Ricky Massara i filluan negociatat shumë kohë më parë, për të shmangur kështu çdo suprizë të pakëndshme.
Leao zakonisht nuk komenton thashethemet për negociatat me Milanin, por këtë herë ka bërë një përjashtim.
Fake news come sempre ?? https://t.co/XrAcXEweUw
— Rafael Leão (@RafaeLeao7) January 9, 2023
(BalkanWeb)
