Kryeministri Edi Rama është zotuar se “21 Janari” ku humbën jetën katër protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, do të zbardhet. Ai megjithatë është justifikuar për vonesën e drejtësisë, duke u shprehur se duhet të shohim te”Stacioni i Trenit”.
Në fjalën e tij në ceremoninë e zhvilluar në Kryeministri, Rama u shpreh se kjo mazhorancë nuk ka tradhtuar asnjëherë zotimin, duke kujtuar kryerjen e Reformës në Drejtësi dhe ngritjen e strukturave të Posaçme, të cilat i kritikoi se e kishin lënë në harresë çështjen, kur sipas tij përgjegjësit u morën në pyetje vetëm pak muaj më parë.
“Kush kërkon nga ne se pse nuk është bërë drejtësi për 21 janarin, të shoh te stacioni i trenit dhe jo te kjo godinë. Nga kjo godinë ka dalë bërthama e reformës në drejtësi dhe në godinën përballë është çelur ajo bërthamë dhe në godinën e Parlamentit është bekuar ajo farë e pushtetit të pavarur. Deri ku drejtësia e re që s’do të ketë bërë drejtësi për 21 janarin, do të jetë drejtësi dhe më e vjetër”, tha Rama.
Rama: Mbi këtë që do drejtësi për Aleksin, Ziverin, Hekuranin dhe Dilaverin, di që kjo ulërimë për drejtësi s’do të shuhet asnjëherë. Nevoja për drejtësi do të triumfojë me se s’bën. Dua të ndaj të vërtetën time lidhur me përgjegjësinë tonë ndaj jetëve dhe me zotimin tonë për të bërë drejtësi për 21 Janarin. Ne e kemi mbajtur me dinjitet të lartë atë përgjegjësi dhe nuk e kemi tradhtuar assesi zotimin solemn përderisa duke pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik, duke ngritur SPAK-un dhe drejtësinë speciale, kemi krijuar kushtet për fundin e paligjshmërisë, përmes organeve të drejtësisë dhe jo përmes partisë dhe qeverisë. Ky është fakti dhe këtë se luan topi. Kush kërkon nga ne se pse nuk është bërë drejtësi për 21 janarin, të shoh te stacioni i trenit dhe jo te kjo godinë. Nga kjo godinë ka dalë bërthama e reformës në drejtësi dhe në godinën përballë është çelur ajo bërthamë dhe në godinën e Parlamentit është bekuar ajo farë e pushtetit të pavarur. Deri ku drejtësia e re që s’do të ketë bërë drejtësi për 21 janarin, do të jetë drejtësi dhe më e vjetër.
