Gazetari Erl Murati u shpreh se e sheh si problematik faktin që lidershipi i PD ka marrëdhënie të ngrira me SHBA dhe përfaqësuesit evropianë.
Gjatë intervistës, ai theksoi se mbetet një handikap fakti që kreu i partisë, Berisha nuk ka marrëdhënie të mira, ndërsa shton se pesha e faktorin ndërkombëtar shpeshherë ka qenë vendimtare.
“Zoti Bardhi sa i përket drejtësisë ka pasur një qëndrim ndryshe nga vija zyrtare e PD jo thjesht tani që Berisha ka zbutur pak tonin ndaj SPAK. Jo më shumë se një vit më parë Berisha e cilësonte SPAK si organizatë kriminale. Unë besoj që lidershipin drejtimin e partisë e ka Berisha dhe me gjithë respektin për zotin Bardhi, fjala e tij peshon më shumë se e anëtarëve të tjerë të Kryesisë së kësaj partie. Karshi drejtësisë por edhe raporteve që mbahen me faktorin ndërkombëtar. Sepse edhe me faktorin ndërkombëtar, Berisha , zoti Bardhi kanë pasur deklarime të ndryshme. Me aq sa kemi parë publikisht…Një pjesë e PD kanë një qëndrim refraktar… Edhe Marta Kos është ironizuar…Që lidershipi i PD, kryetari ka marrëdhënie të ngrira me SHBA dhe përfaqësuesit evropiane dhe kjo është problematikë. Pra është hendikap që kryetari i partisë nuk ka marrëdhënie të mira me faktorin ndërkombëtar. Fjala dhe pesha e faktorit ndërkombëtar shpeshherë është vendimtare”, tha Erl Murati.
