MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti Bajram Begaj në vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut është pritur nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova.

Presidentja e RMV, u shpreh se vizita e Begaj në Maqedoninë e Veriut, është konfirmim i marrëdhënieve miqësore dhe partneritetit mes dy vendeve.

Nga ana e tij Presidenti Begaj u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembull për bashkëpunimin rajonal.

“Faleminderit, Presidente Gordana Siljanovska-Davkova! Kjo mikpritje dëshmon se marrëdhëniet tona miqësore janë shembull për bashkëpunimin rajonal aq të rëndësishëm për integrimin e përbashkët Euroatlantik, për të cilin faktori shqiptar është dhe do të mbetet kontribuues thelbësor. Ta bëjmë këtë marrëdhënie model bashkëpunimi ndëretnik, ndërkufitar dhe ndërinstitucional!”, thotë ndër të tjera Begaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb