Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po mban fjalën e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku e cilësoi vendin fqinj si një nga partnerët më të besuar të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet një partner i qëndrueshëm dhe i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë, duke nënvizuar se vendi ynë
ishte ndër të parët që ratifikoi marrëveshjen për anëtarësimin e RMV-së në NATO.

“Ne takohemi, flasim, kuptohemi dhe ndërveprojmë në të gjitha nivelet. Angazhimi ynë i përbashkët në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi
dypalësh duhet të thellohen edhe më tej”, u shpreh kreu i shtetit.

Presidenti Begaj theksoi se dy vendet kanë ende shumë për të bërë, veçanërisht në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ekonomik. Sipas tij, krijimi i një tregu të përbashkët rajonal është një domosdoshmëri për zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme.

Ai u ndal edhe te Korridori i VIII ku tha: Është mundesi punësimi dhe arterie për tregtinë. Është më shumë se një rrugë transporti, është një projekt i sigurisë dhe na vendos në zemër të këtij boshti strategjik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb