Serbia barazoi pa gola ndaj Shqipërisë në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Federata Serbe e Futbollit, në një deklaratë zyrtare falenderon Federatën Shqiptare për mirëpritjen, ndërsa sipas tyre, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozët.

“Përpara të vërtetës së shëmtuar, me të cilën u përballën lojtarët tanë në fushë, duam të theksojmë faktin se e gjithë ekspedita e Federatës së Futbollit të Serbisë, që nga minuta e parë deri në minutën e fundit të qëndrimit të tyre në kryeqytetin shqiptar, pati një pritje të jashtëzakonshme nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe presidenti Armand Duka. Që nga pritja në aeroport deri në nisjen nga Tirana, ndiem respekt dhe vëmendje”,- shkruan Federata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb